top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË | XHELAL MUKA DHE BENARD MUKA U ARRESTUAN.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Jul 24
2 min read
Xhelal Muka

Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Xhelal Muka, me moshë 65 vjeç.

2- Z. Benard Muka, me moshë 32 vjeç.


Ata konsiderohen përgjegjës për aksidentimin me pasojë vdekjen të një qytetareje me moshë 74 vjeçe në autoudhën “Durrës-Tiranë” dhe largimin nga vendi i ngjarjes pa i dhënë ndihmën e parë.


Njoftim | Tiranë.


Vijojnë hetimet dhe veprimet procedurale për zbardhjen e përgjegjësive dhe rrethanave të aksidentit në autostradën “Durrës-Tiranë”.


Identifikohet dhe arrestohet 65-vjeçari që përplasi me automjet, me pasojë vdekjen, shtetasen M. T., 74 vjeçe.


Në pranga dhe djali i 65-vjeçarit, pasi së bashku, u larguan nga vendi i aksidentit, pa i dhënë ndihmë 74-vjeçares, dhe nuk njoftuan Policinë.


Gjithashtu, 32-vjeçari fshehu automjetin dhe e riparoi për të penguar zbulimin e së vërtetës.


Gjendet dhe sekuestrohet automjeti tip “Mercedez Benz”.


Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera me qëllim identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit që përplasi me pasojë vdekjen, shtetasen M. T., 74 vjeçe, rreth orës 04:10 të datës 23.07.2026, në autostradën “Durrës-Tiranë”, si dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit, specialistët e qarkullimit rrugor identifikuan, lokalizuan dhe kapën autorin e dyshuar të rastit, shtetasin Xh. M., 65 vjeç, banues në Durrës.


Më tej, në vijim të veprimeve u arrestua djali i 65-vjeçarit, shtetasi B. M., 32 vjeç, banues në Durrës, pasagjer në automjet, në momentin e aksidentit.


2 të arrestuarit dyshohet se janë larguar nga vendi i aksidentit, menjëherë pas përplasjes, pa i dhënë ndihmë 74-vjeçares, si dhe pa njoftuar Policinë.


Më pas, 32-vjeçari dyshohet se me qëllim pengimin e zbulimit të së vërtetës, ka fshehur automjetin tip “Mercedez Benz” të përfshirë në aksident, si dhe ka riparuar dëmet që i ishin shkaktuar nga përplasja.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page