top of page
E BARDHË SHIRIT.png

“UNAZA E MADHE”; TIRANË | MOHAMED LOTF DHE MOHAMED ALI MBETËN TË VDEKUR NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK; ROLAND NURI MBETI I PLAGOSUR.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Jul 22
1 min read

Updated: Jul 23

Mohamed Lotf
Pamje nga vendi i ngjarjes

Unaza e Madhe”, Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se, si pasojë e një aksidenti automobilistik, mbetën të vdekur:

1- Z. Mohamed Lotf, me moshë 30 vjeç, drejtues i një automjeti agregat (pompë betoni).

2- Z. Mohamed Ali, me moshë 44 vjeç, pasagjer në automjetin agregat.

 

Gjithashtu, i plagosur mbeti:

1- Z. Roland Nuri, me moshë 28 vjeç, drejtues i një automjeti tip “Audi”.


Ata ishin të punësuar nga shoqëria tregtare “Alba Beton”.


Njoftim | Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më herët për aksidentin e ndodhur te rrethrrotullimi i TEG-ut, ju informojmë se janë identifikuar dy personat që udhëtonin në kamionin (pompë betoni) konkretisht shtetasit e huaj:


-M. L., rreth 30 vjeç, drejtuesi i kamionit, i cili humbi jetën në vendngjarje;


-M. A., rreth 44 vjeç, pasagjeri, i cili, pavarësisht ndihmës mjekësore, ka ndërruar jetë në spital.


Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi R. N., rreth 28 vjeç, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.


Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page