TIRANË | U EKSTRADUA NGA DUBAI KLEVIOL AHMETI (I NJOHUR NË QARQET E MUZIKËS REP SI “CLLEVIO SERBIANO”); KONSIDEROHET SUBJEKT QË POROSITI VENDOSJE TRITOLI TE PRONA E RIGELS RAJKUT (“NOIZY”).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 9
- 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Strukturat përgjegjëse të Policisë së Shtetit ekstraduan nga Emiratet e Bashkuara Arabe (Dubai):
1- Z. Kleviol Ahmeti, me moshë 39 vjeç, i njohur në qarqet e muzikës rep si “Cllevio Serbiano”.
Ai konsiderohet subjekt i përfshirë në:
1- Kërkesa për vendosje lëndësh plasëse në një pronë të patundshme të:
a- Z. Rigels Rajku, i njohur në qarqet e muzikës rep si “Noizy”.
Sipas të dhënave penale paraprake akti kriminal dyshohet se u vu në zbatim nga:
1- Z. Laert Haxhiu, subjekt pune i autoriteteve të Posaçme të Drejtësisë Penale.
Njoftim | Ekstradohet nga Dubai në Shqipëri, një 39-vjeçar i kërkuar nga autoritetet në Tiranë dhe në Fier, për përndjekje dhe për thyerje të masës së sigurisë.
Në vijim të bashkëpunimit të Drejtorisë së Interpolit, me zyrën e Interpol Abu Dhabit, me objektiv kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, të cilët synojnë t’i fshihen drejtësisë shqiptare, duke qendruar në Dubai, u lokalizua dhe u kap, në kuadër të operacionit “The ëanted”, shtetasi K. A., 39 vjeç, i lindur në Lushnjë.
Ky shtetas kërkohej ndërkombëtarisht sepse në vitin 2024, Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përndjekja”, pasi akuzohet se për disa vjet, ka përndjekur fizikisht dhe në rrjete sociale, shtetasin R. R. dhe familjarë të tij.
Gjithashtu, 39-vjeçari është dënuar nga Gjykata e Fierit, në vitin 2024, me 9 muaj burgim, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)






































Comments