TIRANË | U EKSTRADUA DREJT ITALISË ARMANDO DERVISHI OSE ALTIN DERVISHI OSE MARTIN DERVISHI OSE ARMANDO GHEORGHE OSE ARMANDO VALCHEZIAN; 5 VJET + 9 MUAJ BURG PËR VJEDHJE NGA GJYKATA E PORDENONES.

Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit ekstraduan drejt autoriteteve të drejtësisë penale të Republikës së Italisë:
1- Z. Armando Dervishi ose Altin Dervishi ose Martin Dervishi ose Armando Gheorghe ose Armando Valchizan, me moshë 42 vjeç.
Njoftim | ... pasi Gjykata e Pordenone, Itali, në vitin 2023, e ka dënuar me 5 vjet e 9 muaj burgim, për vjedhje në rrethana rënduese dhe emigracion të paligjshëm, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments