TIRANË | U DËNUAN ME BURG NGA GJKKO-ja DURIM BAMI; ALTIN MORINA; ALDO (ELIDON) AVDYLI; JOZI KRAJA; EDISON JOZVIK OSE EDISON PJETRI OSE EDMIR PJETRI; HENERINGERT MITRI; OLTION ZEFI.


Tiranë, Shqipëri | Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpalli vendimin penal për të pandehurit e dosjes “Revanshi”, konkretisht për:
1- Z. Durim Bami, me gjykim të shkurtuar dënohet me 10 vjet e 8 muaj heqje lirie; për sigurim të kushteve për kryerjen e një vrasjeje, krijim dhe drejtim të grupit të strukturuar kriminal dhe kultivim të bimëve narkotike. Për një tjetër akuzë penale për sigurim të kushteve për vrasje, gjykata e deklaroi të pafajshëm.
2- Z. Altin Morina, me gjykim të shkurtuar dënohet me 6 vjet e 8 muaj heqje lirie për kultivim të bimëve narkotike, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe mbajtje pa leje të armëve.
3- Z. Aldo (Elidon) Avdyli, me gjykim të shkurtuar dënohet me 4 vjet e 8 muaj heqje lirie, lidhur me sigurimin e kushteve dhe mjeteve për kryerje vrasjeje dhe pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal.
4- Z. Jozi Kraja, me gjykim të shkurtuar dënohet me 4 vjet e 8 muaj heqje lirie për sigurim të kushteve dhe mjeteve materiale për kryerje vrasjeje dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.
5- Z. Edison Jozvik, i njohur edhe si Edison Pjetri ose Edmir Pjetri, me gjykim të shkurtuar dënohet me 8 vjet heqje lirie për trafikim narkotikësh dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.
6- Z. Heneringert Mitri, me gjykim të shkurtuar dënohet me 5 vjet e 4 muaj heqje lirie për kultivim të bimëve narkotike, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe shpërdorim detyre.
7- Z. Oltion Zefi me gjykim të shkurtuar dënohet me 10 vjet heqej lirie për trafikim narkotikësh dhe organizim të grupit të strukturuar kriminal.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









Comments