POLICIA E SHTETIT EKSTRADOI NGA DUBAI DURIM BAMIN (NJË NGA KRERËT E AGJENTURËS SHQIPTARE TË KRIMIT ORDINER).


Tiranë, Shqipëri | Strukturat përgjegjëse të Policisë së Shtetit ekstraduan nga Emiratet e Bashkuara Arabe:
1- Z. Durim Bami.
Njoftim | Finalizohet ekstradimi nga Dubai, në Shqipëri, i shtetasit të shumëkërkuar D. B.
Si rezultat i bashkëpunimit dhe besimit mes Policisë së Shtetit dhe homologëve në Emiratet e Bashkuara Arabe, konkretizuar me shkëmbim intensiv informacioni mes Interpol Tirana dhe Interpol Abu Dhabi, si dhe me bashkërendim të veprimeve operacionale, mbrëmjen e sotme, në vijim të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u finalizua procedura për ekstradimin nga Dubai, në Shqipëri, të shtetasit të shumëkërkuar D. B., 47 vjeç, banues në Krujë.
47-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi më datë 15.05.2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”.
Në Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës Nënë Tereza, i shumëkërkuari u shoqërua nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Forca Kombëtare e Sigurisë, Forcat “Shqiponja”, Interpol Tirana dhe nga Policia e Burgjeve, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









Comments