ISH-PUNONJËSI I POLICISË SË SHTETIT ALTIN MORINA I PËRFSHIRË NË TREGTI DROGE ME EKIL NDERJAKUN.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 1 day ago
- 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Autoritetet e Posaçme të hetimit penal kanë dalë në konkluzionin se nga mesazhet e shkëmbyera mes z. Altin Morina (ish-efektiv i Policisë së Shtetit) dhe z. Ekil Nderjaku në platformën e koduar “Sky Ecc” kumtohet se ata janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, i përqendruar në tregtinë ndërkombëtare të lëndëve narkotike, duke përdorur territorin e Republikës së Shqipërisë si bazë operacionale.
Në një komunikim të datës 14 gusht të vitit 2020 mes z. Altin Morina dhe z. Ekil Nderjaku bisedohet për tregti droge.
Pjesë nga bashkëbisedimi mes tyre. 👇👇👇
Ekil Nderjaku: Ku osht kjo...Ca çmimi.
Altin Morina: 29.5
Ekil Nderjaku: Cmimi i mir qenka...Po mos o e lame (e preme).
Altin Morina: Ky shoku më tha jo...
Ekil Nderjaku: Ca o kjo shok. Colom apo Boliv. Do njoni 50 cop...dhe po pat i foto të thyne...
Altin Morina: Ta pyes shok edhe të them direkt.
Ekil Nderjaku: Kam disa që dun me e pa...Dun goxha...
Të nesërmen z. Altin Morina (duke përdorur përsëri platformën e koduar “SkyEcc” i komunikon z. Nderjaku si më poshtë vijon. 👇👇👇
Altin Morina: Më shkrujti ky shoku dhe më sqaroi malli thotë është 800 qindsh dhe 1- copë paska...e lan mallin ky shok...ky më thotë co ndonji ti shohi ams (nep. Amsterdam)...me e pa mallin shok po më thot...co ndonjë shok po desh me e pa...do tak në shok se po vij për Durrës...

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments