TIRANË | U ARRESTUAN 23 TREGTARË DROGE; EMRAT 1 PËR 1.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 14, 2025
- 3 min read

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Kristjan Resuli.
2- Z. Kevin Balazi.
3- Z. Francesko Hasanaj.
4- Z. Denis Sageri.
5- Z. Anton Lusha.
6- Z. Artan Rraja.
7- Z. Renaldo Loka.
8- Z. Olsjan Guri.
9- Z. Ardian Cara.
10- Z. Klaudjo Zelija.
11- Z. Abdyl Dule.
12- Z. Ervis Zuna.
13- Z. Kevin Beci.
14- Z. Feliks Dangellia.
15- Z. Fatjon Murataj.
16- Z. Klodian Dreni (Muhameti).
17- Z. Bojken Billa.
18- Z. Idriz Peti.
19- Z. Aurel Huna.
20- Z. Frans Meta.
21- Z. Ronaldo Dumani.
22- Z. Mateo Muça.
23- Z. Liman Tota.
Ata konsiderohen subjekte të përfshirë në shkelje penale të lidhura me narkotikët.
Njoftim | Tiranë.
Finalizohet pas 5 muajsh hetime, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, operacioni policor i koduar “Labirinti”.
Goditet një rrjet i shitjes së lëndëve narkotike.
Identifikohen 44 shtetas, pjesëtarë të grupit, të cilët, të veçuar ose në grupe, shitnin lëndë narkotike, në trajta të ndryshme.
Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 25 prej tyre.
6 shtetas janë vënë në pranga gjatë periudhës hetimore.
Ndërkohë, vijon puna për kapjen e 13 pjesëtarëve të tjerë të grupit.
Sekuestrohen 2 kg e 400 gramë Kokainë, 16 kg lëndë e dyshuar narkotike Resin (çokollatë), 22 kg vaj Cannabisi, sasi Cannabisi;
1 armë zjarri pistoletë, 3 armë gjahu, 118 900 euro të dyshuara të vjedhura në bankë, qindra fishekzjarrë, celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Si rezultat i punës hetimore intensive të kryer gjatë 5 muajve, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, është finalizuar operacioni policor i koduar “Labirinti”, për goditjen e një rrjeti të shitjes së lëndëve narkotike.
Gjatë operacionit, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 25 shtetas që kryenin këtë veprimtari kriminale, konkretisht:
-K. R., 29 vjeç; K. B., 22 vjeç; F. H., 33 vjeç; D. S., 48 vjeç; A. L., 22 vjeç; A. Rr., 52 vjeç; R. L., 26 vjeç; O. G., 36 vjeç; A. C., 30 vjeç; K. Z., 32 vjeç; A. D., 23 vjeç; E. Z., 26 vjeç; K. B., 25 vjeç; F. D., 42 vjeç; F. M., 50 vjeç; K. D. (M.), 29 vjeç; B. B., 18 vjeç; I. P., 24 vjeç; A. H., 31 vjeç; F. M., 26 vjeç; R. D., 25 vjeç; M. M., 23 vjeç; L. T., 18 vjeç; 2 shtetas të mitur, përkatësisht 16 dhe 17 vjeç.
Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrolleve në banesat e tyre, janë gjetur dhe sekuestruar: 2 kg e 400 gramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, 16 kg lëndë e dyshuar narkotike Resin (çokollatë), 22 kg vaj kanabisi, sasi lënde dyshuar narkotike Cannabis, 121 200 euro ( 118 900 euro të dyshuara të vjedhura në bankë), 1 armë zjarri pistoletë, 3 armë gjahu, qindra fishekzjarrë, 28 celularë, peshore elektronike dhe 4 automjete.
Gjatë operacionit janë arrestuar edhe shtetasit D. S., 21 vjeç dhe H. Z, 18 vjeç, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, si dhe shtetasi S. Q.(Gj.), 30 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Gjatë periudhës hetimore janë identifikuar dhe arrestuar shtetasit: A. L., 25 vjeç; B. A., 27 vjeç; R. S., 27 vjeç; Sh. K., 61 vjeç; A. N., 26 vjeç; dhe G. P., 30 vjeç, si dhe janë sekuestruar sasi të lëndëve të ndryshme narkotike, kryesisht Kokainë.
13 shtetasit e tjerë të identifikuar nga hetimet, si pjesë e këtij rrjeti, janë shpallur në kërkim. Vijon puna për kapjen e tyre dhe për dokumentimin e plotë të kësaj verpimtarie kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments