top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË | U ARRESTUAN MONIKA MARKU DHE SUATE ÇELOALIAJ; U SHPALL NË KËRKIM POLICOR KLAJDI LIMANI (MË HERËT JANË ARRESTUAR LUSJAN KIMZA; AGUSTIN KIMZA; ASMIRELD NIMANI; PENGMARRJE + ZHVATJE).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 13
  • 2 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Znj/znjsh. Monika Marku, me moshë 21 vjeçe.

2- Znj/znjsh. Suate Çeloaliaj, me moshë 25 vjeçe.


Më herët janë arrestuar:

1- Z. Lusjan Kimza.

2- Z. Asmireld Nimani.

3- Z. Agustin Kimza.


Shpallën në kërkim policor:

1- Z. Klajdi Limani.


Njoftim | Tiranë.


Vijon operacioni policor i koduar “Kufizimi”.


Vihen në pranga 2 shtetase të shpallura në kërkim 3 ditë më parë, në kuadër të këtij operacioni.


Në vijim të operacionit policor të koduar “Kufizimi”, i zhvilluar 3 ditë më parë nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, si rezultat i të cilit u vunë në pranga 3 shtetas, janë kryer kontrolle për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.


Si rezultat, u vunë në pranga shtetaset M. M., 21 vjeçe dhe S. C., 25 vjeçe.


Nga hetimet dyshohet se këto 2 shtetase, 2 shtetasit e arrestuar gjatë operacionit dhe shtetasi në kërkim K. N., kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin, për t’i marrë para, 27-vjeçarit, duke i hequr lirinë, për disa orë, dhe duke e dhunuar fizikisht atë, në ambientet e një apartamenti.


Punohet për kapjen e shtetasit K. N.


Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurosisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page