top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË | SHOQATA E PROKURORËVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË U PRANUA SI ANËTARE ME TË DREJTA TË PLOTA E SHOQATËS NDËRKOMBËTARE TË PROKURORËVE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 hour ago
  • 2 min read
Tiranë

Tiranë, Shqipëri | Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë është pranuar si anëtare me të drejta të plota e Shoqatës Ndërkombëtare të Prokurorëve (IAP).


Anëtarësimi i jep Shoqatës mundësi të reja për bashkëpunim dhe shkëmbim eksperiencash me prokurorë nga 175 vende të botës.


IAP-i, i themeluar në vitin 1995 në Vjenë, bashkon mbi 250 mijë prokurorë në nivel ndërkombëtar.


Deklaratë | Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë njofton me kënaqësi pranimin e saj si anëtare me të drejta të plota e Shoqatës Ndërkombëtare të Prokurorëve (International Association of Prosecutors - IAP).


IAP, e themeluar më 6 qershor 1995 në Zyrat e Kombeve të Bashkuara në Vjenë, Austri, është sot organizata më e rëndësishme ndërkombëtare që bashkon mbi 250,000 prokurorë nga 175 vende të ndryshme të botës.


Anëtarësimi në këtë organizatë përbën një moment të rëndësishëm për Shoqatën e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë dhe për përfaqësimin e prokurorëve shqiptarë në arenën ndërkombëtare.


Pranimi në IAP i krijon Shoqatës mundësi të reja për të qenë pjesë aktive e një rrjeti ndërkombëtar profesionistësh, për të shkëmbyer përvoja dhe praktika të mira me kolegë nga sisteme të ndryshme të drejtësisë, si dhe për të kontribuar në diskutimet ndërkombëtare mbi çështjet që lidhen me rolin, pavarësinë, integritetin dhe profesionalizmin e prokurorit.


Ky anëtarësim është gjithashtu një mundësi për rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar, zhvillimin profesional të anëtarëve të Shoqatës, pjesëmarrjen në aktivitete dhe iniciativa ndërkombëtare, si dhe forcimin e komunikimit dhe bashkëpunimit me organizatat homologe.


Për Shoqatën e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, anëtarësimi në IAP përfaqëson më shumë se një njohje institucionale.


Ai është një hap drejt një përfaqësimi më të gjerë të prokurorëve shqiptarë në komunitetin ndërkombëtar të prokurorëve dhe një mundësi për të sjellë në Shqipëri përvojën, standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.


Shoqata do të angazhohet që këtë anëtarësim ta shndërrojë në një platformë të qëndrueshme bashkëpunimi, shkëmbimi profesional dhe zhvillimi, në funksion të forcimit të rolit të prokurorit në në shoqëri demokratike dhe të vlerave të drejtësisë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page