top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË | GËZIM KELMENDI U ARRESTUA; VINTE VËRDALLË ME KOBURE NË BREZ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 30 minutes ago
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Gëzim Kelmendi, me moshë 40 vjeç.


Njoftim | Tiranë.


Qarkullonte me automjet, i armatosur me pistoletë, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 40-vjeçari.


Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.


Si rezultat i kontrolleve të befasishme të kryera nga shërbimet e Sektorit Operacional, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariatit të Policisë Nr. 1, në zonën e Liqenit të Thatë, u ndalua për kontroll automjeti me të cilin qarkullonte shtetasi G. K., 40 vjeç.


Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet dhe sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë dhe një krehër me municion luftarak.


Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi G. K. u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page