top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RRUGA “LLAMBI BONATA”; LAGJJA “KOMBINAT”; TIRANË | U PROCEDUAN PENALISHT 28 SUBJEKTE TË MITUR TË PËRFSHIRË NË SHERR ME MJETE PRERËSE (THIKA) + KAÇAVIDA + MJETE TË TJERA TË MPREHTA.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Aug 19
2 min read

Rruga “Llambi Bonata”, Lagjja “Kombinat”, Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit referuan akte proceduriale penale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për:

1- Njëzet (28) subjekte të mitur të moshave nga 13 deri në 17 vjeç, të përfshirë në sherr me mjete prerëse (thika), kaçavida dhe mjete të tjera të mprehta.


Njoftim | Tiranë.


Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, parandaloi zhvillimin e konfliktit ndërmjet disa të miturve.


Procedohen në gjendje të lirë 28 shtetas të mitur, disa prej të cilëve posedonin armë të ftohta/mjete të mprehta.


Sekuestrohen 5 armë të ftohta/mjete të mprehta.


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas marrjes së informacionit në rrugë operative se disa grupe të miturish do të konfliktoheshin me njëri-tjetrin, në Kombinat, kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë ndërhyrë për parandalimin e konfliktit.


Në bazë të informacionit, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në rrugën “Llambi Bonata”, disa të mitur të ndarë në grupe, të cilët dyshohet se do të konfliktoheshin me njëri-tjetrin. Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe i kanë shoqëruar të miturit, në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 6.


Gjatë kontrollit fizik, disa prej tyre iu gjetën armë të ftohta (thika), kaçavida, si dhe disa maska, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.


Veprimet procedurale me të miturit u kryen në prani të prindërve dhe psikologëve dhe pas komunikimit me prokurorin, nisi procedimi në gjendje të lirë për 28 shtetas të mitur, të moshave 13-17 vjeç.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të metejshme, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page