TIRANË | PROKURORIA VENDORE KËRKON KONFISKIMIN E PASURIVE MATERIALE TË SAJMIR ALIMEHMETIT (I NJOHUR NË QARQET ISLAMIKE SI ABDUL QAWII); USHTAR I SHTETIT ISLAMIK; I DËNUAR ME 22 VJET BURG NË SHBA-ës.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 6 days ago
- 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, filloi veprimet proceduriale penale për konfiskimin e pasurive materiale të:
1- Z. Sajmir Alimehmeti, (i njohur në qarqet islamike edhe si Abdul Qawii), me moshë 33 vjeç, i biri i Zyberit dhe i Vjollcës, subjekt i dënuar nga autoritetet e drejtësisë penale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për akte terroriste nga pozitat e ushtruesit të vlerave të islamit radikal (ushtar i Shtetit Islamik), me 22 vjet heqje lirie.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është arrestuar gjithashtu edhe vëllai i tij:
1- Z. Erald Alimehmeti (nga pozitat penale të sipërcituara).
Vlera e pasurive materiale llogaritet në njëqind e shtetëdhjetë mijë (170000) €.

Njoftim | Prokuroria Tiranë kërkon konfiskimin e pasurive të familjarëve të shtetasit S.A. të dënuar në SHBA për vepra penale në fushën e akteve terroriste.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkoi konfiskimin e pasurive të familjarëve të shtetasit S.A., i dënuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 22 vite burg, për vepra penale në fushën e akteve terroriste, me akuzën se ka siguruar ose ka tentuar të sigurojë mbështetje materiale për individë apo grupe të përfshirë në aktivitet terrorist dhe ka bërë deklarim të rreme për t’u pajisur me pasaportë.
Aktualisht ky shtetas, i njohur ndryshe edhe si A.Q., në Shqipëri po hetohet për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, ndërsa hetimet mbi procedimin pasuror nr.8 të vitit 2025, nisën nga informacionet e Drejtorisë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar.
Ky shtetas, është i biri i shtetasve Z.A. dhe V.A. Nga verifikimi i bërë në lidhje me të dhe familjarët e tij, rezultoi se ka transaksione financiare në banka shqiptare të nivelit të dytë, apo veprime të tjera ekonomike në vlera të larta ekonomike të cilat nuk mund të justifikohen me të ardhurat e krijuara ndër vite.
Këta shtetas deklaruan se të ardhurat i kanë krijuar nga qiratë e kursimet, por nuk kanë dokumente të provojnë këto deklarata dhe vlerat monetare objekt kërkese për konfiskim nuk kanë prejardhje të ligjshme si dhe faktin që këto pasuri nuk justifikohet me të ardhura të ligjshme dhe dokumentacion.
Përfundimisht bazuar në hetimin e kryer vlerat monetare të mësipërme nuk justifikohen nga subjekti S.A. dhe pjestarët e tjerë të familjes së tij.
Për këtë arsye Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiran kërkon konfiskimin dhe kalimi në pronësi të shtetit të llogarive si më poshtë:
Llogaritë e shtetasit Z.A. me gjendje lekë 39.49, Usd 4.74, si dhe depozitat në vlerën USD 50,109.56 dhe Lekë 3,862,244.93;
Llogaritë e Shtetases V. A. me gjendje Eur 15,001.09; dhe
Llogaritë e shtetasve Z.A. dhe V.A. me gjendje Lek 11,734,250.00, thuhet në njoftimin zyrtar.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments