TIRANË | PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË BAJRAM BEGAJ PËRSHËNDETI NATO-n ME RASTIN E 77-VJETORIT TË KRIJIMIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 4 hours ago
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, përshëndeti NATO-n me rastin e 77-vjetorit të krijimit.
Aktin e kreu përmes një postimi në rrjetet sociale virtuale.
“Prej 77 vitesh NATO është një nga arritjet më të rëndësishme të bashkëpunimit ndërkombëtar, një Aleancë e ndërtuar mbi besimin dhe solidaritetin për garantimin e lirisë, sigurisë dhe mbrojtjen e përbashkët.
Rritja e buxhetit të mbrojtjes, si dhe kontributi aktiv në misione e operacione të NATO-s janë dëshmi e përkushtimit tonë të palëkundur ndaj vlerave të përbashkëta”, tha Presidenti Begaj.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)















Comments