top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË | PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË BAJRAM BEGAJ: PËRKUJDESJA PËR PERSONAT ME AUTIZËM ËSHTË TREGUES I SOLIDARITETIT TË SHOQËRISË.

  • Apr 2
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit mbi Autizmin, Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj, tha se ka rëndësi përkujdesja për personat me autizëm, sipas tij, një tregues i vërtetë i humanizmit dhe solidaritetit të shoqërisë.


Sfidat e autizmit duhet të jenë një përparësi shoqërore dhe shtetërore.


Personat me autizëm janë qenie të mrekullueshme njerëzore, të cilët, si çdo njeri tjetër, kanë kufizime, por edhe aftësi të jashtëzakonshme.


Me talentet dhe aftësitë e tyre, ata e bëjnë botën më të mirë”, tha Presidenti Begaj në një postim në rrjetet sociale virtuale.


Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin është caktuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në 2007.


OKB-ja ka punuar për të promovuar realizimin e plotë të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore për individët autikë, duke siguruar pjesëmarrjen e tyre të barabartë në shoqëri.


Gjatë kësaj dite promovohet kërkimi shkencor mbi këtë diagnozë, duke kundërshtuar diskriminimin dhe izolimin që përjetojnë ende shumë individë autikë si dhe familjet e tyre.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page