PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË BAJRAM BEGAJ - ME PROPOZIM TË KRYEMINISTRIT EDI RAMA - DEKRETOI LIRIMIN NGA DETYRA TË AMBASADORES SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PRANË UNESCO-s BESIANA KADARE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 17
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj - me propozim të Kryeministrit Edi Rama - dekretoi lirimin nga detyra të ambasadores së Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), Besiana Kadare.
Znj. Besiana Kadare është vajza e shkrimtarit Ismail Kadare.
Ajo e ka ushtruar për vite me radhë këtë funksion diplomatik, duke luajtur një rol të rëndësishëm në promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare dhe përfshirjen e saj në listën e trashëgimive botërore të mbrojtura.
PRESIDENTI
D E K R E T
PËR LIRIM AMBASADORI NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 26, pika 2 të ligjit nr. 23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit,
D E K R E T O J:
Neni 1
Zonja Besiana Kadare lirohet nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), rezident.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments