RRUGA “RAMADAN CITAKU”; LAGJJA “INSTITUT”; TIRANË | MARIGLEN JATA U PLAGOS ME ARMË ZJARRI; POLICIA E SHTETIT NË KËRKIM TË DORASIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 9m
- 1 min read
Rruga “Ramadan Citaku”, Lagjja “Institut”, Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Z. Mariglen Jata, me moshë 40 vjeç, mbeti i plagosur me armë zjarri.
Njoftim | Tiranë.
Informacion paraprak.
Rreth orës 22:20, është paraqitur në spital shtetasi M. J, rreth 40 vjeç, i plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri, në rrugën “Ramadan Citaku”, në Institut.
Shtetasi M. J, aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe punohet për identifikimin e kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të rastit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




































Comments