top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KORÇË | MINISTRI PËR EVROPËN DHE PUNËT E JASHTME I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË FERIT HOXHA: ANËTARËSIMI NË BASHKIMIN EVROPIAN ËSHTË OBJEKTIV I VËRTETË (REALIST).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 4 hours ago
  • 1 min read
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë Ferit Hoxha
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë Ferit Hoxha

Tiranë, Shqipëri | Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, i Republikës së Shqipërisë, Ferit Hoxha, tha në Korçë se integrimi në Bashkimin Evropian është qasje e vërtetë (realiste).


Gjatë një takimi me nxënës të shkollave të mesme “Themistokli Gërmenji” dhe “Raqi Qirinxhi” Ministri Hoxha tha se Bashkimi Evropian nuk është një qëllim në letër, por një standard jetese.


Në një periudhë shumë të shkurtër kohe kemi bërë një rrugëtim të madh, diçka që as nuk e kishim ëndërruar.


Unë i pari, edhe pse kam qenë i përfshirë në proces, nuk mendoja kurrë që Shqipëria do t’i hapte të gjitha kapitujt brenda vitit.


Ja që u bë, ja që qenka i mundur.


Pra i kemi mundësitë, aftësitë dhe energjitë; kemi kapacitetin dhe mendimet e qarta.


Jemi të koordinuar, të disiplinuar dhe të vendosur për të bërë atë që i kemi thënë vetes dhe për t’u përballur me ato që u kemi premtuar partnerëve tanë evropianë”, tha Ministri Hoxha.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page