top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË: KRYEMINISTRI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË EDI RAMA PRITI ME CEREMONI ZYRTARE KRYEMINISTRIN E MBRETËRISË SË BASHKUAR KEËR STARMËR (KEIR STARMER).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 8 hours ago
  • 1 min read
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keër Starmër (Keir Starmer) dhe Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keër Starmër (Keir Starmer) dhe Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama.

Tiranë, Shqipëri | Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama priti me ceremoni zyrtare kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Keër Starmër (Keir Starmer).

 

Për herë të parë në Shqipëri, kryeministri britanik Starmër (Starmer) zhvillon këtë vizitë zyrtare në kuadër të forcimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve”, deklaroi kryeministri Rama.

 

Në ceremoninë e organizuar përpara Kryeministrisë, pas ekzekutimit të himnit të Mbretërisë së Bashkuar dhe Himnit Kombëtar të Shqipërisë, kryeminsitri Rama dhe kryeministri Starmër (Starmer) vijuan takimin në ambientet e brendshme të Kryeministrisë.

 

Vizita e kryeministrit Keër Starmër (Keir Starmer) i paraprin edhe Samitit të Komunitetit Politik Evropian, i cili, do të mbahet nesër në Tiranë, më 16 maj të vitit 2025.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page