top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË | KRYEMINISTRI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË EDI RAMA MORI PJESË NË PARAQITJEN PUBLIKE TË SHOQËRISË TREGTARE “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. (FJALA E PLOTË).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama mori pjesë në paraqitjen publike të shoqërisë tregtare “Albanian Digital Solution” Sh.A., një iniciativë që synon modernizimin e shërbimeve dhe forcimin e inovacionit teknologjik.


Ndërkohë, qeveria duke marrë këtë rrugë do të kthejë sytë e kompanive nga sektori privat, pasi ADS patjetër që do të bëhet një superfuqi në treg, por do të jetë një superfuqi e përqendruar tek shërbimet publike.


Nuk do të jetë një kompani që do të synojë të hyjë dhe në sektorin privat i cili sot është në kontrast dramatik me sektorin publik në këtë fushë, ku Shqipëria saç shkëlqen në të gjitha klasifikime ndërkombëtare për shërbimet publike digjitale dhe për qeverisjen elektronike, aq edhe nxin kur vjen puna te sipërmarrja dhe sektori privat janë të familjarizuar dhe integruar në botën e re të qeverisë digjitale.


Kompanitë private duhet të riimagjinojnë pozicionin e tyre në treg dhe të rikonceptojnë rrugën e të ardhmes së tyre, ashtu sikundër ne riimagjinuam rrugën e të ardhmes së shërbimeve publike përmes krijimit të kësaj kompanie.

 

Një tjetër aspekt i rëndësishëm që përbën një favor për këtë zgjidhje është edhe kapaciteti që do të krijojë në këtë mënyrë shteti për të pasur përmes kësaj kompanie dhe zgjidhje të cilat mund të kthehen më pas në module apo në prototipe që mund të eksportohen.

 

Ministrja e preku zgjedhjen për të cilën po punohet intensivisht për modelin inovativ të prokurimeve publike me inteligjencë artificiale.


Inteligjenca artificiale ka hyrë në prokurimet publike kudo, por në segmente te caktuara të procesit, ndërkohë që e jona është përpjekja e parë që synon të mbulojë me IA gjithë procesin.


Në këtë përpjekje jemi të angazhuar por edhe të koordinuar me shumë shtete, me agjencitë apo strukturat që merren me shërbimet dhe me qeverisjen elektronike në shumë shtete.


Është një përpjekje që ne besojmë shumë se do t’ia dalim me sukses ta kthejmë në realitet dhe duke e kthyer në realitet do të thotë të disponojmë një produkt të prodhuar në vendin tonë i cili të jetë i eksportueshëm.


Kjo kompani shkon me të njëjtën linjë të një qasje të re të qeverisë, e cila është një qasje që ka ardhur si rezultat i një kalimi në një fazë tërësisht të re të vetë Shqipërisë dhe shtetit shqiptar.


Dua të them se qeveria e ka parë të udhës sepse e ka parë të krijohen kushtet për t’i dhënë më tepër theks forcave që mund të vërë në terrenin e ekonomisë sektori publik.


Korporata Shqiptare e Investimeve është një realitet sot që flet qartësisht për epërsinë e kësaj qasje në raport me atë të mëparshmen që ishte e kushtëzuar nga koha dhe mekanizmat e dobët që kishim në dispozicion.


Koorporata Shqiptare e Investimeve ka krijuar një portofol sot me një kapacitet mbi gjysmë miliard euro që do të shkojnë në interes të shtetit shqiptar, duke mos bërë asgjë tjetër përveçse pronat publike duke i vënë në shërbim të zhvillimit për interesa të shtetit.


Jo më kurdo dhënie të pronës publike për hiç asgjë në emër të zhvillimit”, tha Kryeministri Rama.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page