top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË | KRYEMINISTRI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË EDI RAMA: GANGRENA 35-VJEÇARE E PRONAVE DREJT ZGJIDHJES (FJALA E PLOTË).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 38 minutes ago
  • 4 min read

Tiranë, Shqipëri | Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama tha se Shqipëria është në rrugën e duhur për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së pronave dhe se procesi mund të mbyllet shpejt.


Së shpejti do të kemi edhe reformën e agjencisë do të sjellim më shumë detyra nën një ombrellë, nën një çati, le të themi, sepse të pasurit e agjencive të veçanta dhe të ndara nuk e kanë ndihmuar procesin, sepse kur agjencitë që shkojnë në drejtime përkatëse ka krijuar më tepër konfuzion dhe ka sjellë më tepër telashe, le të themi.


Tani, besoj se kemi një ide të qartë dhe të mirë se si ta formësojmë administratën e pasurive të paluajtshme nga A-ja tek Zh-ja, me bashkimin e një sërë agjencive në një.


Ndërsa pjesa tjetër është të vazhdojmë dhe të vazhdojmë punën.


Sot e kësaj dite përballemi me probleme sepse gjyqtarët, disa gjyqtarë kanë vendosur se mund të marrin sot vendime bazuar në ligje të së djeshmes.


Pra, ligji i ri në zbatim për kompensimin mund të anashkalohet dhe vendimet e gjykatave që krijojnë barrë të shtuar mbi financat e shtetit, mund të jepen edhe sot. Kështu që situata është e komplikuar.


Më duhet të them që për vende si i joni, teknologjia e re na ka sjellë, le të themi, një bekim të vërtetë sepse na ka lejuar të bëjmë hope që ndryshe nuk do të ishin të mundura.


Isha me guvernatorin e Bankës Qendrore të Austrisë dhe po diskutonim për Bashkimin Europian dhe i thashë që Bashkimi Evropian është diçka për të cilën mund të ankohesh gjithë ditën por me Bashkimin Europian një gjë është e sigurtë që natën nuk ke makthe.


Nëse zgjedh një rrugë tjetër gjatë ditës mund të jesh më i lirë por natën do kesh makthe.


Ndaj në këndvështrimin tim nuk ka alternativë tjetër përveç Bashkimit Europian. Nuk ka plan B, plan C, është vendi i duhur ku duhet të jemi patjetër. Nuk mund të jetë parajsë por nuk ka alternativë tjetër .


Ju falendëroj, tani më duhet të iki sepse Bashkimi Europian po më pret.


Së shpejti do të kemi reformën e agjensisë, do të sjellim më shumë detyra nën një ombrellë, sepse të pasurit e agjensive të veçanta nuk e ka ndihmuar procesin dhe ka sjellë më tepër telashe. Do ta mbyll këtë proces shumë shpejt.


Dua të falenderoj të gjithë partnerët. Tani ne kemi një ide të qartë si ta formësojmë agjenicnë e pasurive të paluajtshme nga A-ja te Zh-ja.


Kemi bekimin dhe mallkimin mbi kokë, Bashkimi Europian që na thotë se këtu se keni dalë mirë dhe këtu keni dal keq.


Gjatë 35 viteve të fundit na është dashur të trajtojmë një material kaq kompleks saqë është realisht një nga vështirësitë më të thella me të cilat jemi përballur.


Kalimi nga një vend me pronë tërësisht shtetërore ku prona private nuk lejohej dhe nuk lejohej as zotërimi i një automjeti privat, kaluam në një situatë ku shteti humbi kontrollin mbi territorin dhe pati një bum të madh demografik pas rënies së komunizmit.


Këto lëvizje ndikuan në formësimin e territorit.


Ndërkohë që kishim pronarët e vjetër që mendonin se erdhi momenti i tyre për të marrë pronat, nga ana tjetër duhej të përballeshim gjithashtu me një sulm të plotë mbi tokën dhe me numër të jashtëzakonshëm zhvillimesh që u bënë shtresa e re e pronësisë që zunë tokën.


Përtej kësaj megjithëse për arsye misterioze, regjimi komunist nuk e dogji arkivin e pronave, por i mbajti dhe ruajti me shumë siguri.


Ajo që ndodhi me arkivin në vitin 1990 ishte katastrofë e vërtetë. Trashëguam një shtresë tjetër pronësie që ishte shtresa e titujve të falsifikuar.


Të zbërthesh këtë është sfidë e vërtetë që ka të bëjë me kompromise shumë të vështira dhe të dhimbshme.


Kemi hapur të gjithë kapitjet e negociatave dhe piketat  ndërmjetme të përcaktuara dhe tani i futemi fazës së mbylljes së këtyre negociatave.


Plotësim i piketave të ndërmjetme nga Shqipëria dhe përcaktimi i piketave përmbyllëse është element thelbësore, sa i takon grupkapitujve të themelorëve, e përfshirë gjithashtu kapitullin 23, që ka të bëjmë me gjyqësorin dhe e drejta e pronës është pjesë e këtij kapitulli.


Për vend si i yni, teknologjia e re na ka sjell bekim të vërtetë, sepse na ka lejuar të bëjmë hope. Na ka lejuar ta shohim të ardhmen me një mënyrë krejt tjetër.


Sa i përket çështjes së komplikuar dhe komplekse të pronae në Shqipëri, nuk ka vënd tjetër në këtë rajon tonin ku të drejtat e pronës kanë qenën kaq nën trysni.


Tema e pronave është shumë e rëndësishme dhe përkon me një moment të rëndësishëm që ka të bëjë me fundin e fazës së parë të negociatave me Bashkimin Evropian dhe fillimin e fazës së re, një element përcaktues sa i përket ritmit të procesit.


Për vende si i yni, teknologjia e re na ka sjellë bekim të vërtetë, se na ka lejuyar të bëjmë hapa të pamundur dhe ta shohim të ardhmen me një frymë tjetër.


Na lejon të përfitojmë nga të gjitha avantazhet e kalimit nga një epokë e progresit linear tek progresi eksponencial”, tha Kryeministri Rama.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page