top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË | KRYEMINISTRI EDI RAMA: SHQIPËRIA ECËN DORË PËR DORE ME BASHKIMIN EVROPIAN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Në nisjen e Javës së Evropës, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, u ndal sot edhe tek mbajtja e sesionit hapës të Kongresit Botëror të Ligjit në Tiranë, duke u shprehur se kjo do të ishte e paimagjinueshme pak vite më parë.


Një platformë që buron nga një histori jashtëzakonisht e bukur dhe kuptimplotë e krijuar nga njerëzit e ligjit, të cilët janë bërë bashkë dhe i japin përmes kësaj platforme zë nevojës për sundimin e ligjit.


Kongresi Botëror i Ligjit vjen këtu dhe Shqipëria është bërë një pikë referimi në bazë të shprehjes së një vullneti të hekurt për t’u vetëvendosur nën sundimin e ligjit, duke bërë një reformë në drejtësi që nuk ka të dytë në rajon.


Nëse ne sot jemi besimplotë për ecurinë e këtij procesi dhe sot Shqipëria ka arsye për të besuar në këtë proces, kjo lidhet me ecjen dorë për dorë me BE-në dhe të qenurit pjesë e tij është garanci.


Shumëkush e përfytyron BE si pengesë, barrë, si një perimetër që nuk të lejon të marrësh frymë lirisht, por nuk ka gjë më larg të vërtetës dhe më të gabuar, sepse në fakt BE garanton perimetrin e shtetit të së drejtës.


Shteti i së drejtës nuk mund të negociohet.


Në këtë Ditë të Evropës, unë dua të nënvizoj që shqiptarët janë në ditën e tyre më të mirë dhe janë sot në një kohë kur bekimi i të qenurit pranë Evropës është një garanci e të qenurit në një rrugë pa kthim, për t’u ankoruar përfundimisht aty ku kemi vendin dhe ku e kanë ëndërruar Shqipërinë rilindasit tanë”, tha Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page