TIRANË | KLODIAN STELI BANUES NË FUSHË KRUJË (TASHMË I LARGUAR JASHTË TERRITORIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË) U SHPALL NË KËRKIM POLICOR; I VURI TRITOL GARAZHIT TË ELVIS KOSOVËS (“VISIT TË GARAVE”).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 5
- 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit shpallën në kërkim policor:
1- Z. Klodian Steli, me moshë 36 vjeç, banues në Fushë Krujë, tashmë i larguar jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
Ai konsiderohet doras në vendosjen e një sasie lënde plasëse në rrugën “Peti” në Tiranë, në datën 24.08.2025, në portën e garazhit të:
1- Z. Elvis Kosova, i njohur edhe si “Visi i Garave”.

Njoftim | Zbardhet autorësia e vendosjes së lëndës plasëse në garazhdin e shtetasit E. K., ndodhur më datë 24.07.2025.
Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.
Gjendet dhe automjeti me të cilin ky shtetas lëvizi gjatë kryerjes së krimit.
Si rezultat i hetimeve të thelluara, të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 24.07.2025, në rrugën “Peti”, ku në portën hyrëse të garazhit të shtetasit E. K. u vendos një sasi lënde plasëse, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin:
K. S., 36 vjeç, banues në Fushë Krujë.
Punohet intensivisht për lokalizimin dhe ndalimin e tij.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)














































Comments