RRUGA “PETI”; TIRANË | GARAZHIT TË ELVIS KOSOVËS IU VENDOS LËNDË PLASËSE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 24
- 1 min read

Rruga “Peti”, Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Një garazhi në zotërimin e z. Elvis Kosova iu vendos lëndë plasëse, në orët e para të mëngjesit.
Z. Kosova njihet rëndom edhe si:
1- “Visi i Garave” apo si “Visi i makinave te shpejta”.
Ai është arrestua në muajin gusht të vitit 2024 për shkak se u akuzua për vjedhjen e një automjeti tip “Audi”, R8, i cili, kushtonte 200 mijë €.
Një qyetar turk e kishte marrë me qira në territorin e Republikës Federale të Gjermanisë.
Qytetari turk e kallëzoi duke pretenduar se automjeti i ishte vjedhur pranë një hoteli afër stadiumit “Air Albania”, në Tiranë.
Njoftim | Rreth orës 03:50, në rrugën “Peti”, dyshohet se në portën hyrëse të garazhit të shtetasit E. K., 39 vjeç, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse.
Si pasojë janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në disa automjete, të parkuara.
Grupi hetimor ka administruar pamjet filmike nga vendngjarja dhe po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments