top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË | ISH-MINISTRI I MJEDISIT I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË LEFETR KOKA “ÇAU FERRËN” (DOLI NGA BURGU) | I PËRFSHIRË NË DOSJET PENALE TË 3 DJEGËSAVE TË MBETURINAVE (INCENERATORËVE).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 2 min read
Z. Lefter Koka
Z. Lefter Koka

Tiranë, Shqipëri | U lirua nga burgu ish-Ministri i Mjedisit Lefter Koka.


Ai u arrestua për aferat kriminale të djegësave të mbeturinave (inceneratorëve) të Fierit, Tiranës dhe Elbasanit.


Sipas vendimit gjyqësor masa e sigurisë për këtë dosje penale nuk qëndron më; çështja për djegësin e Fierit është kthyer për rigjykim penal në Gjykatën e Apelit të Posaçëm nga Gjykata e Lartë.


Në lidhje me dënimin penal për djegësin e Elbasanit, e ka fituar lirinë me kusht nga Gjykata e Durrësit.


Për aferën kriminale të djegësit të Tiranës e ka shlyer dënimin penal me kohën e qëndrimit në paraburgim.

ree

Vendim | “1. Kërkuesi Lefter Koka ka paraqitur pranë gjykatës kërkesën me objekt: “Konstatimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit dhënë shtetasit Lefter Koka, me vendimin nr.22, datë 23.06.2022, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e zbatuar nga policia gjyqësorë në datë 29.03.2022, ora 09:15, dhe e lënë në fuqi me vendimin nr.23, datë 31.03.2022, të po kësaj gjykate”.

 

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Bib Ndreca, me vendimin nr. 798, datë 11.12.2025, vendosi:

Pranimin e kërkesës.

 

Konstatimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit, konkretisht të masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr.22 datë 26.03.2022, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, masë e ekzekutuar më datë 29.03.2022, ora 09:15, dhe masë e vijuar me vendimin Nr.23, datë 31.03.2022, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj Lefter H. Koka, në zbatim të nenit 263/6/c të K.Pr.Penale, përshkak se kohëzgjatja tërësore e paraburgimit ka kaluar mbi tre vjet.

 

Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i kërkuesit Lefter H. Koka, nga ambjentet e paraburgimit, përveçse nëse ndaj këtij shtetasi ka ndonjë masë tjetër sigurimi personal me karakter shtrëngues parashikuar nga nenet 238 K.Pr.Penale, urdhër ndalimi, apo dënim tjetër penal me burgim të formës së prerë, të pavajtuar.

 

Urdhërohet Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Policia Gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

 

Shpenzimet gjyqësore siç janë bërë.

 

Kundër këtij vendimi lejohet e drejta e ankimit brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, thuhet në njoftimin zyrtar.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page