TIRANË | HASAN NDERJAKU U EKSTRADUA NGA ITALIA.

Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat përgjegjëse të Policisë së Shtetit ekstraduan nga Republika e Italisë:
1- Z. Hasan Nderjaku, me moshë 38 vjeç; i shpallur në kërkim policor ndërkombëtar; Gjykata e Posaçme (GjKKO) me vendimin e datës 30.04.2025 i ka shqiptuar masë sigurimi “arrest në burg”.
Ai konsiderohet i përfshirë në shkelje penale të parashikuar si:
1- “Trafikimi i narkotikëve”, nga pozita penale të parashikuara si:
a- “Grupi i strukturuar kriminal”.
b- “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”.
Nga hetimet penale paraprake dyshohet se ka qenë pjesëtar i një grupi kriminal që ka trafikuar lëndë narkotike nga Amerika e Jugut drejt vendeve të Evropës, si dhe ka investuar në aktivitete të ndryshme, para të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments