TIRANË | ADI ZAVALANI U ARRESTUA.

Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Adi Zavalani, me moshë 36 vjeç.
Krujë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Fatos Lika, me moshë 28 vjeç.
Njoftim | DVP Tiranë.
Finalizohen në 24 orë, si rezultat i punës operative, 2 operacione për ndalimin e shtetasve që mbajnë armë, pa leje.
Sekuestrohen 3 armë, 17 kapsolla elektrike, municion luftarak, një shënjester optike, 2 mjete prerëse dhe 1 peshore elektronike.
Arrestohen 2 poseduesit e sendeve të kundërligjshme.
Si rezultat i shtimit të vigjilencës operacionale në të gjithë territorin e qarkut dhe intensifikimit të punës operative, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale që mund të kryhen nga shtetas që posedojnë ilegalisht, armë, u finalizuan në 24 orë, 2 operacione. Konkretisht:
-Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në kuadër të operacionit të koduar “Qëllimi”, arrestuan shtetasin A. Z., 36 vjeç (me precedent penal), pasi iu gjetën në banesë, 2 armë zjarri (pistoletë dhe automatike), municion luftarak, një shënjester optike, 2 mjete prerëse dhe 1 peshore elektronike;
-shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në kuadër të operacionit të koduar “Kontrolli”, arrestuan shtetasin F. L., 28 vjeç, në banesën e të cilit, në fshatin Brret, u gjetën 1 armë gjahu, 84 fishekë dhe 17 kapsolla elektrike, që posedoheshin pa leje.
Vijojnë hetimet për të zbardhur dhe dokumentuar përfshirjen e 2 shtetasve të arrestuar, në veprimtari kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments