top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË | GJYKATA E POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR: BLEDAR ÇAFI “ARREST NË BURG”.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Sep 27
1 min read
Bledar Çafi
Z. Bledar Çafi

Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GjKKO) shqiptoi masën e sigurimit vetjak “arrest në burg” ndaj:

1- Z. Bledar Çafi, me moshë 50 vjeç, i njohur rëndom si “Bokrri”.


Ai u arrestua në datën 26 shtator të vitit 2026, në Shkodër, gjatë një operacioni të vënë në zbatim nga Policia e Shtetit dhe nga Byroja Kombëtare e Hetimit, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të çështjes penale të njohur rëndom si: “Muri i Lartë”.


Në lidhje me rastin zhvillohen hetime penale paraprake për shkelje penale të parshikuara si:

1- “Trafikim i lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim, nga pozita penale të parshikuara si:

a- “Grup i strukturuar kriminal”.

b- “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page