SHIROKË: U ARRESTUAN XHORDAN CAFI DHE FRANC MARKU | TREGTARË DROGE.

Shirokë, Shkodër, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Xhordan Cafi.
2- Z. Franc Mark.
Arrestimi i tyre u krye në kuadër të operacionit “Tempulli 2”, sepse u kapën në flagrancë me doza kokaine dhe municion luftarak.
Në Shirokë, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme kanë ndaluar për kontroll automjetin me drejtues z. Xhordan Cafi dhe pasagjer z. Franc Marku.
Gjatë kontrollit në automjet dhe kontrollit fizik ndaj tyre janë gjetur doza lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe 1 peshore elektronike për ndarjen e kokainës në doza.
Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e z. Xhordan Cufi, shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi municioni luftarak, që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale mekarakter kompromentues penal, bashkë me sasinë e kokainës, peshoren elektronike dhe automjetin me të cilin u kapën në flagrancë të lartpëremndurit.









