top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË | ISH-MINISTRI I SHËNDETËSISË ILIR BEQAJ OFRON GARANCI PASURORE 20 MIJË € PËR TË NDYRSHUAR MASËN E SIGURIMIT “ARREST NË BURG”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 hour ago
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Ish-Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, iu drejtua Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GjKKO) me një kërkesë të re proceduriale penale, ku kërkon zëvendësim të masës së sigurimit “arrest me burg” në një tjetër masë, duke lënë peng (garanci pasurore) 20 mijë €.


Kërkesës proceduriale penale i është bashkëlidhur edhe vendimi i Gjykatës së Lartë, që mbajti qëndrim sa i takon masave të sigurimit “arrest me burg”.


Vendimi i marrë në unanimitet nga gjyqtarët e Kolegjeve të Bashkuara parashikon se kufizimi më i rëndë i lirisë personale, masa e arrestit me burg duhet të merret pasi më parë të jenë shqyrtuar realisht masat e tjera alternative.


Po ashtu kërkohet arsyetim dhe duhet që prokuroria të ketë barrën e provës për të justifikuar masën fundore të sigurimit.


Ish-Ministri Beqaj ndodhet në burg që prej 4 korrikut 2024, kur u arrestua lidhur me dosjen e abuzimeve me fondet e Bashkimit Evropian në SASPAC.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page