TIRANË | ERTIS SHEHU DHE KASTRIOT HASKO U ARRESTUAN.

Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan mbështetur mbi akte proceduriale penale të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier:
1- Z. Ertis Shehu, ish-drejtor i Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (AShK) në Fier në periudhën kohore 2019-2021.
2- Z. Kastriot Hasko, sipërmarrës tregtar.
Ata konsiderohen të përfshirë në falsifikim dokumentesh pronësie.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









Comments