TIRANË | ERILDA DHAMA DHE KUJTIM KOKA U PROCEDUAN PENALISHT NË LIDHJE ME VDEKJEN NË VENDIN E PUNËS TË GËZIM GËRDECIT TË CILIN DYSHOHET SE ZURI PËRPOSH NJË PORTË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 3 hours ago
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit referuan akte proceduriale penale në Prokurorinë vendore në ngarkim të:
1- Znj. Erilda Dhama.
2- Z. Kujtim Koka.
Ata do të hetohen penalisht paraprakisht në lidhje me vdekjen në vendin e punës të:
1- Z. Gëzim Gërdeci, me status shoqëror punëmarrës.
Njoftim | Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 pas komunikimit me Prokurorin, nisën procedimin në gjendje të lirë për shtetasit E. Dh., 40 vjeçe dhe K. K., 69 vjeç, me detyrë drejtues teknik të një firme, pasi ditën e djeshme, shtetasi G. G., 68 vjeç, me detyrë roje në subjektin e shtetases E. Dh dhe i punësuar nga shtetasi K. K, gjatë mbylljes së portës hyrëse të objektit, është zënë poshtë prej saj.
Si pasojë 68-vjeçari ka humbur jetën, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments