AUTOSTRADA “DURRËS-TIRANË”; SHQIPËRI | POLICA E SHTETIT LOKALIZOI NJË AUTOMJET KU GJENDESHIN 9 FËMIJË NGA EGJIPTI SUBJEKTE TË TRAFIKUT NDËRKOMBËTAR.
- Agjencia Telegrafike Vox 
- Sep 5
- 1 min read

Autostrada “Durrës-Tiranë”, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit lokalizuan një automjet ku gjendeshin nëntë (9) fëmijë me origjinë nga Egjipti.
Ata konsiderohen subjekte të trafikut ndërkombëtar të fëmijëve.
Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë vendore kanë shpallur në kërkim policor një subjekt (mashkull), gjeneralitetet e të cilit tash për tash mbahen konfidenciale.
Lajm në përditësim, …
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















































Comments