FSHATI URË; TIRANË | U ARRESTUA RIM MANXHAKU; U SHPALLËN NË KËRKIM POLICOR ERJON KRYEZIU DHE ARLIND MAXHAKU (TË TRE BANUES NË FSHATIN SHËN GJERGJ); 427 RRËNJË HASHASH.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 5
- 2 min read

Fshati Urë, Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Rim Maxhaku, me moshë 58 vjeç.
Shpallën në kërkim policor:
1- Z. Erjon Kryeziu, me moshë 35 vjeç.
2- Z. Arlind Maxhaku, me moshë 26 vjeç.
Njoftim | Zbulohen në fshatin Urë, 2 parcela në të cilat ishin kultivuar 427 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Identifikohen 3 autorët e dyshuar.
Vihet në pranga 1 shtetas, shpallen në kërkim 2 të tjerë.
Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Koordinata”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë intensifikuar kontrollet në terren.
Si rezultat i kontrolleve dhe i hetimeve me metoda proaktive u zbuluan në fshatin Urë, 2 parcela në të cilat ishin kultivuar 427 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për këtë rast, u identifikuan autorët e dyshuar, dhe u vu në pranga shtetasi R. M., 58 vjeç si dhe u shpallën në kërkim dhe vijon puna për kapjen e shtetasve E. K., 35 vjeç dhe A. M., 26 vjeç, të tre banues në Shëngjergj.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kultivuar 427 bimë në 2 parcela në fshatin Urë, Njësia Administrative Shëngjergj, të cilat ruheshin me dy kamera online, të vendosura pranë vendit të ngjarjes.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


































Comments