TIRANË | ERALBI BREÇANI U EKSTRADUA NGA MBRETËRIA E SPANJËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 4 days ago
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner që vepron jashtë kufijve administrative të RSh-së strukturat përgjegjëse të Policisë së Shtetit kryen ekstradimin nga Mbretëria e Spanjës të:
1- Z. Eralbi Breçani (ai është i biri i ish-zv/drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, edhe ky i fundit objekt procedurash penale).
Ai ishte i shpallur në kërkim policor si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal të përfshirë në trafiqe kokaine nga Amerika Latine drejt Europës.
Nga të dhënat penale të administruara nga autoritetet e posaçme të hetimit penal ai konsiderohet si lidhje kriminale e:
1- Z. Ergys Dashi, tashmë i vrarë me armë zjarri në Ekuador.
2- Z. Ervin Mata, i njohur si tregtar grosist kokaine.
Ata dalin në përgjimet e kryera ndaj platformave shoqërore të koduara dhe të zbërthyera nga autoritetet evropiane të luftës institucionale ndaj Agjenturës shqiptare të Krimit Ordiner.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)

















Comments