TIRANË | KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË MIRATOI PROJEKTREZOLUTËN ME OBJEKT: “PËR PROCESIN E ANËTARËSIMIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË BASHKIMIN EVROPIAN”.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 12 hours ago
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Kuvendi i Republikës së Shqipërisë miratoi sot me 114 vota pro dhe 1 abstenim projektrezolutën me objekt:
1- “Për procesin e anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian”.
Shumica dhe pakica politike bashkuan votat në Kuvend për të miratuar projektrezolutën për procesin e integrimit evropian të vendit.
Deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë Bujar Leskaj mbajti qëndrim abstenues.
Rezoluta parashikon bashkëpunim gjithëpërfshirës dhe angazhim të përbashkët për avancimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Rezoluta thekson nevojën për dialog politik dhe shoqëror gjithëpërfshirës, me synim garantimin e një konsensusi kombëtar mbi prioritetet europiane.
Kuvendi i Republikës së Shqipërisë angazhohet të forcojë në tërësi dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë rolin e tij në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Shumica politike angazhohet të sigurojë kushtet për pjesëmarrjen e plotë të opozitës në veprimtarinë parlamentare, të respektojë kërkesat e saj në përputhje me standardet demokratike, me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.
Pakica politike angazhohet të sigurojë pjesëmarrje të plotë në veprimtarinë parlamentare në përputhje me standardet demokratike, me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments