TIRANË | ANTON ALLAKAJ (I NJOHUR EDHE SI NASER MUJA OSE DED DEDAJ) U ARRESTUA; I DËNUAR NGA GJYKATA E PEJËS PËR VRASJE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Anton Allakaj, i njohur edhe si Naser Muja ose Ded Dedaj, qytetar nga Republika e Kosovës.
Njoftim | Është kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimin në Kosovë, 1 shtetas në kërkim ndërkombëtar të cilin Gjykata e Pejës e ka dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Vrasja”.
Nga dënimi i kanë mbetur për të kryer 9 vjet e 8 muaj. Në momentin e ndalimit, atij iu gjetën dokumente identifikimi të dyshuara të falsifikuara, u tha shkurtimisht në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)





















Comments