top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NAPOLI | FABJAN PEKA U SHOQËRUA PËR INTERVISTIM POLICOR; SHERR ME KRYEMINISTRIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË EDI RAMA.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
35 minutes ago
1 min read
Z. Fabjan Peka
Z. Fabjan Peka

Napoli, Itali | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit (Polizia di Stato) shoqëruan për intervistim policor:

1- Z. Fabjan Peka; ai është lidhje fisnore e z. Maxhun Peka, ish-ambasador në Republikën Socialiste të Vietnamit (Cộng hòa Xã hội Chủ nghĩa Việt Nam), gjatë periudhës kur Shqipëria ishte nën thundrën staliniste.


Ai u konsiderua i përfshirë në konflikt verbal dhe fizik me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, për shkaqe të karakterit politik, në kohën kur gjendeshin në të njëjtin avion.


Deklaratë | “Shpresoj të mos kthehesh më në Shqipëri”, i tha ai kryeministrit Edi Rama, i cili po udhëtonte për në Itali, për të marrë pjesë në përurimin e Konsullatës së Nderit të Republikës së Shqipërisë në Napoli.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page