top of page
E BARDHË SHIRIT.png

THIRRJE PËR ZONJAT DHE ZONJUSHAT SHQIPTARE: NGA 1 SHTATORI NË BASHKIMIN EVROPIAN DO TË NDALOHET PËRDORIMI I XHELIT DHE LLAQEVE TË THONJVE QË PËRMBAJNË DY SUBSTANCA TOKSIKE QË NDIKOJNË NË RIPRODHIM.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 6 hours ago
  • 1 min read
ree

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | Numërimi mbrapsht ka filluar për disa substanca të përdorura gjerësisht në xhelin dhe llaqet gjysmë të përhershme të thonjve.

 

Në fakt, që nga 1 shtatori, hyn në fuqi një ndalim evropian për përdorimin e dy përbërjeve kimike të përdorura gjerësisht:

1- Oksidi i Trimetilbenzoil Difenilfosfinës (TPO).

2- Dimetiltolilamina.

 

Të dyja substancat janë përfshirë në listën e përbërësve të ndaluar në kozmetikë të Bashkimit Evropian, sepse, klasifikohen si toksike për riprodhimin njerëzor.

 

Vendimi është pjesë e përditësimit të Shtojcës CLP, e cila, përcakton rregullat për klasifikimin, etiketimin dhe paketimin e substancave dhe përzierjeve të rrezikshme në Bashkimin Evropian.


TPO është një fotoiniciator i përdorur në llaqet me xhel.

 

DMTA është një agjent kondicionues që nxit ngjitjen.


Prandaj, profesionistët e thonjve dhe konsumatorët do të duhet të kontrollojnë etiketat e produkteve, duke shmangur produktet që përmbajnë këto substanca, dhe kompanitë do të duhet të asgjësojnë produktet që nuk janë në përputhje me standardet.


Sipas Komisionit Evropian, kufizimet e reja shërbejnë për të zvogëluar rreziqet që rrjedhin nga ekspozimi i zgjatur ndaj kimikateve të dyshimta.


Prandaj, duke filluar nga 1 shtatori, jo vetëm që do të ndalohet prodhimi i sasive të reja të produkteve që përmbajnë këto dy substanca, por edhe përdorimi i stoqeve të vjetra.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page