top of page
E BARDHË SHIRIT.png

THIRRJE PUBLIKE DREJTUAR TË AFËRMVE TË KATËR (4) QYTETARËVE QË HUMBËN JETËN NË BREGLIQEN.

  • Writer: Erton Duka
    Erton Duka
  • Jul 22, 2023
  • 2 min read

Nga z. Erton Duka.

Tiranë, Shqipëri | Së pari, si drejtor i informacionit, i Agjencisë Telegrafike Vox, dhe si qytetar i angazhuar në luftën institucionale ndaj padrejtësive shoqërore, ju shpreh ngushëllimet e mia më të thella, për humbjen kaq absurde, e njëkohësisht kaq tragjike, të jeteve të të afërmve Tuaj.


Në shoqëritë që pretendohet se janë demokratike, dhe ku ekzistojnë institucione që janë ngritur e që mbahen më këmbë duke u paguar nga taksat e qytetarëve, është e papranueshme që katër (4) qytetarë t'a humbasin jetën në këtë farë feje, dhe askush të mos mbahet përgjegjës penalisht e civilisht, për këtë lloj gjëme.


Së dyti, në një sistem demokratik, si ky që normon jetën tonë të paktën formalisht, çdo gjë që nuk është e ndalur me ligj, është e lejuar.


Pikërisht, mbështetur mbi këtë postulat të së drejtës së përbotëshme, ju nxis, që të investoheni me qëllim ngritjen e një padie penale dhe civile, ndaj entit përgjegjës që është i ngarkuar me detyrë nga legjislacioni në fuqi, që të kryejë administrimin e Liqenit të Banjës, ent i cili, së paku, do të duhej që të paralajmëronte qytetarët me tabela sensibilizuese, që për shkak të arsyeve nga më të ndryshmet, i drejtohen bregliqenit për t'u shplodhur, e për të pushuar sadopak.


Nqs shplodhja dhe pushimi në bregliqen janë të ndaluara më ligj, përse enti administruesi i liqenit nuk ka vendosur tabela sensibilizuese ku qytetarët të paralajmërohen për pasojat administrative (ose në rastin më të keq penale) që mund t'u vijnë nga qëndrimi aty?


Nqs qëndrimi aty nuk është i ndaluar me ligj, përse enti administrues nuk ka përcaktuar vendpushimet që mund të përdoren nga qytetarët për qëllimet e lartparashtruara?


Përse prej tij nuk janë vendosur harta treguese, me anë të të cilave qytetarët të kenë mundësi të informohen mbi karakteristikat e shtratit të liqenit, mbi thellësinë e tij nga bregu, gjer në dhjetë (10), ose njëzet (20) metra distancë, dhe ç'është me e rëndësishmja, për thyerjet e befta të terrenit të shtratit të liqenit, të cilat, mund të rezultojnë vdekjeprurëse jo vetëm për notarët amatorë, por edhe për ata profesionistë, pasi gropat krijojnë llumëra, dhe prej tyre është jashtëzakonisht e vështirë që të të dalësh, pasi ato kanë veti të të presin krahë e këmbë.


Duhet të dini, se, një një sistem politiko-ekonomik, si ky që aplikohet në shoqërinë tonë, jeta e një të riu vlerësohet së paku dy (2) milionë dollarë $, që do të thotë, se, për jetët e humbura kaq tragjikisht të katër (4) të ndjerëve, për shkak të keqfunksionimit të institucioneve të republikës, Ju, si familjarë të tyre, do të duhet së paku të dëmshpërbleheni me shtatë (7) milionë $.


Natyrisht, që sistemi ynë i drejtësisë, i njohur botërisht si i korruptuar, si i kapur dhe i instrumentalizuar nga klasa politike në pushtet dhe në opozitë, nuk jep drejtësi të kësaj natyre, por, drejtësia për këtë krim kaq të rëndë të kryer ndaj të afërmve Tuaj, nga kolltugofagët që paraqiten nëpër zyrat e shtetit shqiptar sa për sy e faqe, gjendet në tempullin e Gjyqësisë, në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.


© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox.

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page