THIRRJE POLICISË SË SHTETIT: MERRENI NË TELEFON PLAKUN TIM DHE THUAJINI FALEMINDERIT!
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 29, 2023
- 2 min read

Nga z. Erton Duka. Redaksionale | Velipojë, Shkodër | Dy punonjës të patrullës së Policisë së Shtetit në Velipojë, gjetën një portofol me një shumë të konsiderueshme lekësh dhe eurosh, dhe ia dorëzuan të zotit. Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Ervin Hodaj ka falënderuar në emër edhe të Drejtorit të Përgjithshëm, të Policisë së Shtetit, punonjësit në fjalë, për aktin e tyre të kryer ditën e djeshme, të cilët, sipas tij “treguan integritet dhe i bënë një shërbim të mirë Policisë së Shtetit në drejtim të imazhit dhe rritjes së besimit edhe më shumë të qytetarëve te Policia e Shtetit.” Kjo ngjarje, vjen në vazhdën e një tjetër ngjarjeje, ku një punonjës policie gjeti një protofol, të cilin e dorëzoi në komisariat, dhe u falenderua nga krerët më të lartë të Policisë së Shtetit. Duket si propagandë, po helbete, duhet një çikë e uruara. Këto gjetjet e protofoleve ditë pas dite nga punonjës police, dhe shoqërimi i tyre me aktin e dorëzimit në polici, me qëllim gjetjen e të zotëve të tyre, vlen për t’u përgëzuar, por, aktet e falenderimit që kryhen ndaj tyre, me kaq bujë dhe me kaq propagandë, bien ndesh me një realitet tjetër, atë që lidhet me trajtimin e qytetarëve që gjejnë protofole në rrugë dhe i dorëzojnë në polici, si rasti i plakut tim, i cili gjeti një protofol me një shumë parash brenda tij, dhe vendosi ta dorëzonte. Vajti në njërin nga komisariatet e Tiranës, dhe shtroi problematikën që lidhej me vajtjen e tij atje. -Po çe solle ooo!? -I mbanje!!! -Po ç’erdhe ooo?! Kështu iu drejtuan “kompetentët” e komisariatit plakut tim, dhe ç’është “më e bukura”, askush nuk e mori në telefon ta falenderonte, me qëllim që ta vlerësonte për aktin e tij qytetar. -E pyeta plakun: firmose në ndonjë vend? -Firmosa.- tha. -Ç’ firmose?- e pyeta unë. -Nuk mbaj mend se çfarë lexova. Hodha firmën e ika.- m’u përgjigj plaku. -M’u duk sikur më bënë për budalla që e dorëzova protofolin me pare- shtoi plaku nëpër dhëmbë. Ky është realiteti tjetër, që pasqyron sjelljen e pahijshme të segmenteve të degjeneruara profesionalisht të Policisë së Shtetit, në raport me qyetetarët si plaku tem. Nqs u ka mbetur një fije dinjiteti profesional, u ftoj ta merrni në telefon, dhe ta falenderoni në këtë numër: + 355 68 23 86 481. Quhet Fadil Duka. Është ky në fotografi (ish-efektiv i Ministrisë së Brendshme, ish-sektori Kufi, për nja dy vjet e ca). © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox









___.png)












































Comments