TESLA PRODHOI KAMIONÇINËN E PARË ELEKTRIKE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 31, 2023
- 1 min read

Teksas, Amerikë | Katër vjet pas zbulimit fillestar nga Illën Mask (Elon Musk), më në fund është prodhuar Tesla Cybertruck i parë. Prototipi i automjetit elektrik u zbulua në mënyrë të famshme në muajin nëntor, të vitit 2019, me një incident të sikletshëm që përfshinte xhamat e thyer.
Pavarësisht vonesave të prodhimit për shkak të dizajnit të tij kompleks dhe çështjeve të zinxhirit të furnizimit, Cybertruck u përfundua në fabrikën e Tesla-s Giga Texas.
Z. Mask lavdëroi ekipin e tij në Twitter, duke shprehur entuziazëm për kamionin, i cili dikur pretendonte se do të ishte në gjendje të shërbente si një varkë e shkurtër. Porositjet paraprake për Cybertruck kanë arritur në 1.5 milionë porosi.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox









___.png)


















































Comments