top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TELEFONATA MES PRESIDENTËVE DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) DHE VOLODIMIR ZELENSKI + UDHËHEQËSVE EVROPIANË PËRFUNDOI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 13, 2025
  • 2 min read

Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | Telefonata midis Presidentit amerikan Danlld Tramp (Donald Trump), Presidentit Volodimir Zelenski dhe udhëheqësve evropianë përfundoi pas rreth një ore.


Enti mediatik “Cnn” e raporton këtë lajm.


Biseda me Danlld Trampin (Donald Trump) na lejoi të sqarojmë qëllimet e tij dhe, për ne, të shprehim pritjet tona.


Dëshira e Amerikës është të sigurojë një armëpushim”, tha Presidenti francez Emanuel Makron në fund të takimeve me videokonferencë dy ditë pas samitit të dy udhëheqësve në Alaska mbi Ukrainën.


Ne - shtoi Presidenti Makron - duam që gjithçka që ka të bëjë me Ukrainën të diskutohet me Ukrainën”.


Njohja ligjore e pushtimit rus nuk është në diskutim; parimi që kufijtë nuk duhet të ndryshohen me forcë duhet të ruhet”, tha Kancelari federal gjerman Fridrish Merc (Friedrich Merz), gjatë konferencës për shtyp me Presidentin Zelenski.


Negociatat duhet të përfshijnë garanci të forta sigurie për Kievin; forcat e armatosura ukrainase duhet të jenë në gjendje të mbrojnë në mënyrë efektive sovranitetin e vendit të tyre”, tha ai.


Rusia nuk mund të vërë veton ndaj asgjëje që Ukraina dëshiron të bëjë në lidhje me anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian dhe NATO”, tha Presidenti Zelenski pas një konference telefonike me udhëheqës të tjerë evropianë dhe Presidentin Tramp (Trump).

 

Putini nuk dëshiron paqe; ai dëshiron të pushtojë të gjithë Ukrainën. Ne duhet të ushtrojmë presion të mëtejshëm mbi Putinin, me sanksione, për të siguruar një armëpushim të menjëhershëm”, tha Presidenti Zelenski.

 

Presidenti Tramp (Trump) ndau me ne tre objektiva shumë të rëndësishëm: së pari, armëpushimi; së dyti, që askush tjetër përveç Ukrainës të mos mund të negociojë për çështjet që kanë të bëjnë me Ukrainën; dhe së treti, gatishmëria e Shteteve të Bashkuara për të ndarë me Evropën përpjekjet për të forcuar sigurinë pasi të kemi arritur një paqe të qëndrueshme dhe të drejtë për Ukrainën”, tha Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Kosta (Costa), së bashku me Presidentin Emanuel Makron në fund të video-thirrjes me Presidentin Tramp (Trump), duke i uruar sukses të madh takimit të së premtes me Presidentin Vladimir Putin për të hapur rrugën drejt paqes.


Telefonatë e shkëlqyer me Trampin (Trump), Zelenskin dhe udhëheqësit evropianë përpara takimit të Presidentit të ShBA-së me Putinin në Alaskë.


Jemi të bashkuar në angazhimin tonë për t'i dhënë fund kësaj lufte të tmerrshme kundër Ukrainës dhe për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.


Vlerësoj lidershipin e Danlld trampit (Donald Trump) dhe koordinimin e ngushtë me aleatët.


Tani topi është në fushën e Putinit”, shkroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, në rrjetet sociale.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page