TAKIMI PRESIDENCIAL AMERIKANO-KINEZ PËRFUNDOI PAS MË PAK SE DY ORËSH | NUK PATI KOMENTE NGA PRESIDENTËT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Takimi midis Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) dhe Presidentit Shi Xhinping (Xi Jinping) në Korenë e Jugut përfundoi pas më pak se dy orësh.
Të dy udhëheqësit u larguan së bashku nga vendi i takimit në Korenë e Jugut, duke buzëqeshur dhe duke shtrënguar duart, me sa duket pa tension, sipas pamjeve të tejçuara në televizionin amerikan.
Të dy presidentët nuk bënë komente pas takimit të tyre.
Presidenti Tramp (Trump) hipi në aeroplanin presidencial “Air Force One”, gati për t'u kthyer në Uashington pas udhëtimit të tij në Azi.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments