top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TAKIMI MES TË DËRGUARVE TË SHBA-ës (WITKOFF-KUSHNER) DHE PRESIDENTIT VOLODIMIR ZELENSKI U ANULUA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 9 hours ago
  • 1 min read
ree

Kiev, Ukrainë | Takimi në Bruksel midis Presidentit Volodimir Zelenski dhe të dërguarve të ShBA-ës Stiv Uitkof (Steve Witkoff) dhe Xherëd Kashnër (Jared Kushner) nuk do të zhvillohet për shkak të kthimit të të dërguarve në Uashington”.


Enti mediatik “Kyiv Post” e raporton këtë lajm, duke cituar burime të paspecifikuara.


Takimi i Brukselit është anuluar dhe Presidenti Zelenski po kthehet në Ukrainë.


Kremlini pretendon se z. Uikof (Witkoff) dhe z. Kashnër (Kushner) premtuan të fluturonin direkt për në Uashington pas bisedimeve të tyre me Presidentin Vladimir Putin.


Arsyeja e anulimit nuk është zbuluar.


Agjencia ruse e lajmeve “Tass” raportoi - duke cituar një kontrollues evropian të trafikut ajror - se fluturimi që mbante z. Uitkof (Witkoff) dhe z. Kashnër (Kushner) fluturoi mbi Evropë dhe hyri në hapësirën ajrore kanadeze (natën).


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page