TAJVANI NUK PRANOI KËRKESËN E PRESIDENTIT DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) PËR RRITJEN E SHPENZIMEVE TË MBROJTJES NË 10% TË PBB-së OSE NË VLERËN E 60.7 MILIARDË $.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Mar 13, 2025
- 1 min read

Taipei, Tajvan | Shpërndarja e dhjetë për qind e prodhimit të brendshëm bruto (PBB) të Tajvanit për industrinë e mbrojtjes është e pamundur.
Kryeministri Cho Jung-tai e bëri deklaratën pasi një propozim i ngjashëm u parashtrua nga presidenti i ShBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump) dhe u rinovua nga nënsekretari i mbrojtjes i caktuar për Politikë Ellbrixh Kallbi (Elbridge Colby).
“Është e pamundur (për qeverinë) të ndajë më shumë se 60.73 miliardë dollarë për mbrojtjen duke pasur parasysh madhësinë aktuale të buxhetit”, vuri në dukje kryeministri Ço (Cho) në një seancë parlamentare, duke shtuar se çdo rritje do të përcaktohet bazuar në kapacitetin financiar dhe nevojat ushtarake.
Në muajin janar, parlamenti miratoi një buxhet prej 89.2 miliardë dollarësh për vitin fiskal 2025, pas shkurtimeve dhe ngrirjeve rekord prej rreth 6.3 miliardë dollarësh nga plani fillestar i qeverisë.
Në veçanti, parlamenti i mbizotëruar nga opozita shkurtoi afërsisht 242.6 milionë dollarë nga 19.6 miliardë dollarë të propozuar fillimisht nga qeveria, duke ngrirë 2.7 miliardë dollarë shpenzime ushtarake (përfshirë 2.2 miliardë dollarë kosto operative).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






















Comments