top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TAJVANI (KËSHILLI I ÇËSHTJEVE TË KINËS KONTINENTALE): KINA DHE RUSIA SHTREMBËRUAN HISTORINË E LUFTËS SË DYTË BOTËRORE; PARTIA KOMUNISTE E KINËS NUK LUAJTI ROL DHE NUK PATI KONTRIBUT TË MADH.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 9
  • 1 min read
ree

Taipei, Tajvan | Qeveria e Tajvanit ka kritikuar ashpër Kinën dhe Rusinë për shtrembërimin e historisë së Luftës së Dytë Botërore gjatë vizitës së presidentit Shi Xhinping (Xi Jinping) në Moskë për të shënuar 80-vjetorin e fitores sovjetike.

 

Këshilli i Çështjeve të Kinës Kontinentale, i cili, është përgjegjës për marrëdhëniet me Pekinin, theksoi se Partia Komuniste Kineze nuk luajti një rol të rëndësishëm në rezistencën kundër Japonisë, në kundërshtim me atë që pretendoi presidenti Putin.

 

Autoritetet tajvaneze i kanë quajtur deklaratat ruso-kineze të pabaza, duke theksuar se komunistët përfituan nga konflikti për të konsoliduar forcat e tyre, pa dhënë ndonjë kontribut të konsiderueshëm.

 

Këshilli gjithashtu kujtoi se Republika Popullore e Kinës nuk ekzistonte në atë kohë, duke hedhur poshtë çdo pretendim historik të sovranitetit mbi Tajvanin, bazuar në deklaratat e Kajros dhe Potsdamit.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page