TAJLANDË | NJË SKUADËR POLICIE U MASKUA SI EKIP VALLTARËSH PËR KAPJEN E NJË SUBJEKTI NË KËRKIM POLICOR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 37 minutes ago
- 2 min read

Bangkok, Tajlandë | Në një operacion të fshehtë të papritur, oficerë policie meshkuj dhe një grua u veshën si valltarë me fustane të shndritshëm, paruke dhe grim për të marrë pjesë në një festival në natyrë pa u vënë re, duke ndjekur të dyshuarin e tyre për akuza për drogë dhe bixhoz të paligjshëm.
Ata kërcyen deri në vijën e finishit, pritën momentin e përsosur dhe pastaj thanë: “Policia. Jeni nën arrest”.
I dyshuari Mekha Fa-uap-uap (wap-wap) thuhet se u shtangua plotësisht kur valltarët e festivalit nxorën papritur distinktivët dhe prangat e tyre.
Autoritetet thuhet se sekuestruan 53 pilula metamfetamine, më shumë se 200 qese të vogla plastike që besohet se janë përdorur për të shpërndarë drogë dhe një telefon celular që dyshohet se është i lidhur me aktivitete të paligjshme të makinave të lojërave të fatit online.
Fotografia e tyre në grup pas arrestimit, me oficerët e policisë ende të veshur me grim dhe kostume, është bërë virale në internet.
Dhe kjo nuk ishte as maskimi i tyre i parë krijues.
Më herët këtë vit, e njëjta njësi policore thuhet se u maskua e veshur si valltarë luanësh.
Oficerët e Departamentit Metropolitane të Policisë së Bangkokut u veshën si një trupë vallëzimi luanësh në një festival tempulli gjatë Vitit të Ri Hënor për të arrestuar një të dyshuar për hajdut me një histori të shmangies së përsëritur të policisë.
“Vallëzimi ishte tërësisht i improvizuar. Ne thjesht bëmë atë që mundëm”, tha shefi i policisë Lertvarit Lertvorapriça (Lertvorapreecha) për entin mediatik “The Guardian”.
Ekipi i oficerëve më parë është maskuar si bushmenë, punëtorë ndërtimi apo edhe mundës me geta për t'u afruar të dyshuarve.
Ndërsa maskimet shpesh shihen si përmbajtje humoristike në mediat sociale, policia tajlandeze thotë se kjo taktikë ka ndihmuar në arrestimin e shumë të dyshuarve në raste të rënda, duke përfshirë përdhunimin dhe abuzimin seksual me fëmijë.
Sipas policisë, mënyra më e shpejtë për të kapur dikë është ta surprizosh ndërsa ai po shijon jetën dhe nuk është i vetëdijshëm për atë që po ndodh përreth tij.
Në një rast tjetër të profilit të lartë, një oficer policie i veshur me një kamuflazh të bërë nga gjethe të thata u zvarrit qindra metra nëpër fushat e orizit për t'iu afruar një të dyshuari të kërkuar për sulm seksual ndaj një të mituri.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)

















Comments