TAJLANDË | KRYEMINISTRI ANUTIN ÇARNVIRAKUL (CHARNVIRAKUL): ARRITËM MARRËVESHJE ME IRANIN PËR TË KALUAR CISTERNAT NË NGUSHTICËN E HORMUZIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 hours ago
- 1 min read
Bangkok, Tajlandë | Tajlanda njoftoi se kishte arritur një marrëveshje me Iranin për të lejuar që cisternat e saj të naftës të kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit.
“Është arritur një marrëveshje për të lejuar tankerët e naftës tajlandeze të kalojnë në mënyrë të sigurt nëpër Ngushticën e Hormuzit, duke ndihmuar në zbutjen e shqetësimeve në lidhje me furnizimin me karburant të Tajlandës”.
Kështu tha Kryeministri Anutin Çarnvirakul (Charnvirakul) gjatë një daljeje mediatike.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)











Comments