TAJLANDË | TAJFUNI KAJIKI VRAU 5 VETA; TË PAKTËN 7 TË ZHDUKUR; MBI 1800 SHTËPI DHE 6300 PERSONA TË PREKUR.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 6 hours ago
- 1 min read

Bangkok, Tajlandë | Autoritetet thanë se rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet e shkaktuara nga tajfuni Kajiki kanë vrarë 5 veta dhe kanë plagosur 15 të tjerë në Tajlandën veriore, ndërsa shira të rrëmbyeshëm priten gjatë gjithë javës.
Tajfuni goditi Vietnamin të hënën, duke detyruar dhjetëra mijëra njerëz të evakuohen për siguri, përpara se të godiste Laosin dhe Tajlandën veriore me shira të rrëmbyeshëm.
“Pesë veta u vranë dhe 15 u plagosën në 12 provinca në Tajlandën veriore”, sipas Departamentit të Parandalimit dhe Kontrollit të Fatkeqësive.
Provinca të tilla si Nan, Çiang (Chiang) Rai dhe Mae Hong Son janë goditur veçanërisht rëndë, me përmbytje të menjëhershme që shkatërrojnë ura dhe izolojnë komunitetet.
Që nga e diela, të paktën shtatë veta janë raportuar të zhdukur, me mbi 1800 shtëpi dhe 6300 njerëz të prekur nga tajfuni, i cili, u dobësua në një depresion tropikal ndërsa lëvizte drejt brendësisë.
Tajlanda përjeton rregullisht shira të rrëmbyeshëm nga qershori deri në shtator, por ekspertët thonë se ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu kanë intensifikuar ngjarjet ekstreme të motit, duke e bërë situatën gjithnjë e më të paparashikueshme.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments